Viti i ardhshëm pritet ta gjejë klubin e Partizanit me “shtëpi” të re, teksa punimet për stadiumin e ri të ekipit të kryeqytetit vazhdojnë ende. Në faqen zyrtare në “Facebook” Partizani bën të ditur edhe fazën në të cilën punimet ndodhen aktualisht, ndërsa njofton se instalimet elektrike, hidrosanitare dhe ato të kondicionimit kanë përfunduar.
Ndërkhë drejt përfundimit po shkon edhe veshja e fasadës për tribunën kryesore të stadiumit, si dhe është duke u veshur struktura metalike që mbulon tribunën qendrore. Megjithatë duhet ende kohë deri në përfundimin e plotë të stadiumit, që deri tani është punuar me standarte që plotësojnë ato të qeverisë europiane të futbollit./Sport Ekspres/