Lojtarët luajnë derbin e tyre në fushë, ndërsa tifozët bëjnë të njëjtën gjë në tribuna. Rivaliteti i madh mes dy tifozerive konretizohet me banderolat e shpalosura në stadium. “Tirona Fanatics” kanë shpalosur një banderolë gjatë pjesës së parë të sfidës Tirana-Partizani, ku shkruhej: “Me 700 morra s’del hesapi, prandaj nuk ju hapet kati”.
Ndërkohë gjatë pjesës së dytë të ndeshjes, “Ultras Guerrils” janë kundërpërgjigjur me një baner thumbues. “Ju famëkeqë të vramë që fuani për famë”, ishte mbishkrimi i zgjedhur nga tifozët e Partizanit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/