Sokol Cikalleshi ishte protagonist në ditën e sotme në ndeshjen Erzurum-Konyaspor, e cila përfundoi me rezultatin 1-2 në favor të Konyasporit. Në minutën e 9-të, sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë asistoi për Miloseviç pasi dribloi kundërshtarët duke treguar fuqinë fizike. Kur ndeshja ishte 1-1, Konyaspori fitoi penallti, por fatkeqësisht Cikalleshi nuk arriti ta realizojë me ekzekutimin që shkoi larg portës.
Megjithatë, humbja e shansit të artë nuk e kompromentoi lojën e 30 vjeçarit, i cili përshkroi gati gjithë fushën për të ndihmuar skuadrën të dilte në sulm. Në një hartë të treguar në përfundim të ndeshjes, rezulton se Sokol Cikalleshi ka luftuar çdo sekondë të mundshme. Për këtë arsye trajneri vendosi ta mbante në lojë për 90 minuta, pavarësisht se gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/