Klubi i Partizanit i kthen reston Tiranës pas thumbimeve që kjo e fundit bëri ndaj të kuqëve. Bardheblutë e quajtën një film me metrazh të shkurtër fitoren 5-1 ndaj demave në “Air Albania. Në këtë mënyrë Partizani shkon përtej duke i kujtuar rivalëve se fitoret e tyre janë edhe më të thella, madje duke mbajtur dhe rekorde.
Me anë të një foto që i përket vitit 1947, Partizani ndan momentet e fitores së thellë ndaj kundërshtarit të përjetshëm. Madje në reaguimin e klubit theksohet fakti se fitorja është arritur në kampionatin e 10 kombëtar duke dashur të transmetojë një tjetër mesazh. Gjatë viteve të fundit Partizani ka qenë dominues ndaj Tiranës por festa u prish kur në stolin e bardhebluve mbërriti Egbo.
/Sport Ekspres/