Bruno Telushi ka treguar edhe njëherë se sakrifikon shumë për fanellën e Partizanit. Gjendja e mesfushorit shqiptar ka qenë shumë e vështirë dhe nuk duhej të luante kurrsesi. Këmba e enjtur dhe jashtë normales, por lojtari i të kuqëve ka sforcuar veten vetëm për të qenë në fushën e lojës.
Në fotot e mëposhtme mund të shihni edhe gjendjen e Bruno Telushit përpara takimit të luajtur në “Air Albania”, që u mbyll në shifrat 2-2. Por pavarësisht këtij problemi, Telushi ka luajtur nga minuta e parë dhe ka qenë një nga lojtarët më të dalluar në fushë. Kjo tregon qartësisht përkushtimin e këtij lojtari me fanellën, duke qenë ushtar, ashtu siç preferon ta quaj veten. /Sport Ekspres/