Klubi i Kukësit duket se ka nisur të mendojë më tepër për imazhin e vetë. Këtë ka vendosur ta bëjë përmes rrjeteve sociale, ku vihet re një ndryshim i dukshëm. Kuksianët kohët e fundit janë më tepër aktivë me postime rreth klubit apo tifozëve për të pasur një imazh më të mirë në sytë e sportdashësve.
Madje ditën e sotme kanë zgjedhur të ndajnë me tifozët e tyre edhe rezultatet e Akademisë. Diçka të tillë e kemi parë shpesh te Tirana, që ka qenë edhe i vetmi që shpërndante me të gjithë arrtjet e ekipeve zinxhirë të moshave. Por kjo risi e verilindorëve ka ardhur në javën më të gabuar dhe arsyeja është se anjë prej tre ekipeve të moshave nuk ka dalë me një fitore nga ndeshjet e zhvilluara, ndërsa rezultati më i lartë është arritur nga 19 vjeçarët që kanë barazuar me shifrat 2-2 kundër Shkëndijës.