Shqipëria pritet të ndryshojë jo pak lojtarë ndaj Izraelit nga ndeshja e fundit me Islandën. Sipas Supersport, Reja do të guxojë me Veselin që pritet të marrë vendin e Kumbullës që shfaqi shumë pasiguri në takimin e fundit.
Ndërkohë në mesfushë do të jetë Abrashi në qendër dhe në krahë do të ketë Asllani-Bajrami. Balliu dhe Hysaj janë të paprekshëm, ndërsa në majën e sulmit gjendet Broja-Uzuni. /Sport Ekspres/