Formacioni më i mirë i javës në Superiore, rikthehet Sherif Kallaku dhe gjen vend Ernest Muçi

Java e 17 e Kategorisë Superiore është mbyllur pas ndeshjes së Flamurtarit dhe Teutës në shifrat 1-3. Një përballje e shtyrë kjo për shkak të kushteve atmosferike dhe fushës së rënduar, e cila ditën e djeshme kur ishte programuar takimi nuk lejonte vazhdimin e takimit. Sa i përket formacionit të javës, kemi dy lojtarë që i përkasin durrsakëve si Sherif Kallaku dhe Emiljano Vila që ishin në lartësinë e duhur ndaj Flamurtarit.

Guindo vazhdon të jetë një prej sulmuesve më të mirë të Superiores, duke mbajtur në shpatulla Bylisin. Sa i përket Tiranës, ishin Kale dhe Muçi ata që do të bënin diferencën. Katërshja e mbrojtjes plotësohet me qendër mbrojtësit Dita dhe Bitri që u kthyen edhe në vendimtar me ekipet e tyre sa i përket golave të shënuara, duke u plotësuar nga Trashi dhe Hadroj në krahë. Ndërkohë Koliçi ishte portieri që spikati më shumë se të tjerët. /Sport Ekspres/

Formacioni më i mirë: Koliçi, Trashi, Dita, Bitri, Hadroj, Vila, Kallaku, Rroca, Kale, Muci, Guindo

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online