Formacioni më i mirë i javës në Superiore, “e pushton” Kukësi edhe përtej J-ëve

Sa i përket formacionit më të mirë që lamë pas në Superiore, për javën e 14 të kampionatit, kemi një “pushtim” nga ekipi i Kukësit. Jo më kot, pasi në fitoren 1-3 ndaj Tiranës kanë interpretuar ndeshjen më të mirë të sezonit, skuadra që ka lojtarët më të mirë në këtë kampionat. Madje edhe përtej tre J-ve, siç i kanë pagëzuar nga vetë stafi i tyre për Shkurtaj-Abazaj-Gavazaj. Në formacionin më të mirë të javës kemi Abazajn, Gavazajn, Maliqin dhe Obanor që përfaqësojnë verilindorët duke bërë paraqitje të nivelit të lartë kundër Tiranës.

Në portë ishte Hidi që u rikthye me pritjet e mrekullueshme, për të ndalur me duart e tij kampionin e Shqipërisë. Një tjetër përfaqësues i Bylisit është Ndreca, me golin e realizuar, por duke i dhënë edhe shumë frymëmarrje skuadrës. Dyshen e qendrës së mbrojtjes e mbyll Malota, që për Vllazninë ishte hero në fitoren e fundit.

Po aq i vlefshëm sa edhe Gilman Lika, që pavarësisht kalimit të viteve, vjen me një kontribut të paçmueshëm për shkodranët duke i dhënë një energji skuadrës. Një vend tek më të mirët e ka mëse të merituar edhe Lorenzo Vila i Teutës, pasi me futjen e tij në fushë i dha një tjetër ritëm durrsakëve dhe fitoren me vlerën që shkonte përtej 3 pikëve. Të realizosh dhe tentosh roveshatën në minutën e fundit, jo të gjithë e bëjnë dhe djaloshi i Teutës e kishte këtë guxim. Ndërsa në majën e sulmit është Guindo që e fiton balotazhin me Shkurtajn, për më tepër kontribut që dha për triumfin e Bylisit duke qenë lojtar më kyç. /Sport Ekspres/

Formacioni i Superiores, java 14/ Hidi, Ndreca, Obanor, Malota, Maliqi, Vila, Shehu, Lika, Gavazaj, Abazaj, Guindo

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online