Shqipëria do të luajë në mbrëmjen e së dielës kundër Francës, në takimin e vlefshëm për kualifikueset e Europianit. Një takim që pritet me interes të lartë nga tifozët pasi atje do të përurohet edhe “Air Albania Stadium”.
Por pas atij barazimi me rezultatin 2-2 ndaj Andorrës, cilat do të jenë zgjedhjet e Rejës? Ndryshimet nisin nga porta, atje ku Strakosha merr vendin e Berishës. Gjithashtu edhe në mbrojtjen kërkohen muskujt dhe siguria e Dërmakut, që do të marrë vendin e titullarit.
Roshi duket se vuan edhe gabimet e ndeshjet së parë, duke ia lënë krahët Lenjanit dhe Hysajt. Në gjysmëfushë na rikthehen tre tenorët, teksa Memushaj-Gjasula-Bare na rikthejnë qetësinë dhe ekuilibrat që na rindezën shpresat. Sa i përket sulmit, Bekim Balaj luan ndoshta shansin e fundit me Francën. Duke parë që Cikalleshi është i dëmtuar, Sadiku nuk është grumbulluar, Florian Kamberi nuk mund të luajë apo ndonjë afrim të ri deri në ndeshjet zyrtare të ardhshme, Balaj duhet të provojë përfundimisht se e meriton një vend titullari ndaj Francës. /Sport Ekspres/