Shqipëria do të luajë në mbrëmjen e sotme kundër San Marinos, atje ku kuqezinjtë kërkojnë goleadën. Në bazë të formacionit mundshëm shohim rikthimin e Arlind Ajetit që do të jetë në krahë të Berat Gjimshiti dhe Frederik Veselit.
Albi Doka do të ketë krahun e djathtë në besim, ndërsa Elseid Hysaj do të kalojë nga e majta. Në qendër të mesfushës pritet që të luajë Ramadani i mbështetur nga Memushaj dhe Laci. Ndërkohë në sulm vihet re mungesa e Myrto Uzunit, ndërsa do t’i besohet Cikalleshit dhe Brojës. /Sport Ekspres/
Strakosha
Ajeti-Gjimshiti-Veseli
Doka-Memushaj-Ramadani-Laci-Hysaj
Cikalleshi-Broja