Me sfidën mes Polonisë dhe Senegalit u kompletua xhiroja e parë e ndeshjeve në grupe dhe është koha për një përmbledhje, me formacionin më të mirë përpiluar nga faqja e specializuar SofaScore, duke marrë për bazë paraqitjen e çdo futbollisti në Kupën e Botës në Rusi.
Njeriu i javës ka qenë Kristiano Ronaldo, me një notë fantastike, 9.7 nga 10 që është maksimalja.
Nota 9 për portierin e Meksikës, Oçoa, i cioli ishte perfekt ndaj Gjermanisë.
Meksika, me të drejtë, është ekipi i javës, sepse ka edhe mbrojtësin e majtë Gajardo, mesfushorin Herrera dhe sulmuesin Lozano në formacionin e javës.
Kiran Tripier përfaqëson Anglinë si mbrojtës i djathtë, Grankvist i Suedisë dhe Gimenez i Uruguait në qendër.
Etebo i Nigerisë ishte fantastik nga Kroacisë, pavarësisht nga humbja.
Golovin po ashtu ishte mahnitës për Rusinë në debutim, ndërsa sulmues i avancuar është Diego Kosta, fenomenal kundër Portugalisë.