Ferencvarosh do të përballet mbrëmjen e sotme me një tjetër emër të madh të futbollit europian. Pas Barcelonës, tashmë vjen Juventusi. Dy klube ku luajnë edhe dy më të mirët që ka njohur historia e këtij sporti, Mesi dhe Ronaldo. Ky i fundit e ka kaluar fazën e izolimit dhe asgjë nuk e ndalon të jetë në fushën e lojës. Pirlo dëshiron vetëm fitoren dhe për këtë arsye ka vendosur ta aktivizojë që nga minuta e parë.
Ndërkohë në krahun tjetër, Uzuni do ta nisë nga stoli sfidën më të rëndësishme të jetës. Talenti shqiptar ka shumë pak kohë që ka larë hesapet me pandeminë, për këtë arsye trajneri ka zgjedhur të mos e vendosë titullar, por me shumë mundësi do i japë minutat në pjesën e dytë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/