Tirana dhe Partizani do të përballen sot në “Air Albania” në javën e 15 të “Abissnet Superiore”-s. Derbi i kryeqytetit do të jetë kartolina më e bukur e futbollit shqiptar në prag të festave të fundvitit. Një ndeshje që pritet të jetë e ndezur, qoftë për nga rivaliteti historik dhe lavdia e dy klubeve, por edhe për faktin se ndodhen në dy vendet e para të renditjes. Brenda këtij derbit, do të ketë edhe një duel personal mes Skukës dhe Xhixhës për golashënuesin më të mirë të Superiores. Një duel për të mos u humbur./Halit Delibashi-Sport Ekspres/