Mediat kanë arritur që të zbulojnë fjalimin e Kilian Mbape në dhomat e zhveshjes. Përpara se të merrte rolin e liderit në fushë, ylli i PSG e kishte marrë këtë rol në dhomat e zhveshjes, megjithëse zhgënjeu edhe vetë në pjesën e parë.
“Ne nuk mund të bëjmë më keq se kaq. Hajde tani, le të kthehemi në fushë. Pësuam dy gola, por mund ta përmbysim këtë dreq ndeshje. Forca djema, kjo bëhet njëherë në katër vite”, u ka thënë Mbape lojtarëve të Francës për t’i motivuar. /Sport Ekspres/