Foli ashpër për Mezanin, Gjilani reagon për Grecën dhe çudit: Tentoi t’i njollosë punën, ende i joni

Bedri Greca ka bërë një reagim të ashpër në ditën e djeshme duke folur për trajnerin e Gjilanit, Gentian Mezanin. Në fjalët e thëna, futbollisti që do të mbërrinte në Kosovë nga Superiorja u shpreh se Mezani i kishte frikë lojtarët e fortë si Greca, por njëkohësisht la të nënkuptohet edhe për paaftësinë e trajnerit.

Menjëherë ka ardhur edhe reagimi i vetë klubit të Gjilanit, që e quan një përpjekje për t’i njollosur punën trajnerit. Por ajo që bën disi çudi është se Greca nuk është një lojtar i lirë siç u mendua. Klubi në Kosova përforcon faktin se kontrata vazhdon deri në fund të sezonit, ndërsa klubet që e duan në Superiore duhet që të derdhin lekë në arkat e klubit. /Sport Ekspres/

REAGIM

Ditëve të fundit nëpër mediat shqipëtare, lojtari Bedri Greca ka dhënë disa deklarata që në vete përmbajnë shumë të pavërteta, madje duke tejkaluar ç’do etikë, me ç’rast i njejti ka tentuar të njollosë punën e jashtëzakonshme që po e bën trajneri, Gentian Mezani.

SC Gjilani njofton mediat dhe gjithë opinionin publik se Bedri Greca edhe më tutje është lojtar i klubit tonë, sipas kontartës së vërtetuar në FFK, që është e vlefshme deri në fund të këtij sezoni.

Bëjmë të ditur se klubi nuk ka asnjë obligim ndaj tij, ndërsa për shkeljet disiplinore dhe veprimet tjera deri te shkëputja eventuale e kontratës, klubi do ti drejtohet organeve kompetente në FFK.