“Flisnim me vete…çfarë po ndodh?”/ Mesfushori i Vllaznisë tregon për humbjen kundër Kukësit

Vllaznia ka marrë humbjen e parë në këtë kampionat duke u dorëzuar ndaj Kukësit në shifrat 2-4. Një disfatë kjo e cila e ul disi me këmbë në tokë skuadrën shkodrane pas nisjes fantastike të këtij sezoni. Megjithatë ekipi mbetet aty dhe nëse do të vazhdohet në këto ritme mbetet një ekip që mund të ketë fjalën e tij edhe për titullin kampion. Ndërkohë i ftuar në emisionin “Pressing” që transmetohet në “ABC Neës” ishte kapiteni i Vllaznisë, Marku. Mesfushori u shpreh se në përballjen kundër Kukësit kishte momente kur lojtarët nuk po e kuptonin atë që po ndodhte.

“Ishte ndeshje e vështirë ndaj një kundërshtari si Kukësi. Më vjen keq për mënyrën sesi e humbëm, por më kënaq fakti që skuadra reagon edhe në situatë të vështirë. Ka ende rrugë dhe kemi mundësi të rikuperojmë. E nisëm shumë mirë ndeshjen. Goli i dytë erdhi me një prekje në dorë. Golat i pësuam shpejt dhe thonim me vete ç’po ndodh. Kukësi u mbyll mirë dhe sulmoi mirë në kundërsulm, që e ka pikë të fortë”, tha Marku. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online