Vllaznia e ka bërë transferimin e parë në këtë merkato të dimrit. Bëhet fjalë për mbrojtësin Mevlan Adili, që i është bashkuar shkodranëve në ditën e sotme. Në një intervistë për faqen zyrtare të Vllaznisë, ka thënë edhe fjalët e para si lojtar i kësaj skuadre.
“Zgjodha Vllazninë sepse më pëlqen si klub me shumë traditë 100 vjeçare, përpos kësaj kushtet që mu ofruan ishin të mira dhe për rrjedhojë arritëm këtë marrëveshje me sukses. Fakti që trajner do të kem Mirsad Jonuz që është shumë i njohur në vendin tonë ngaqë ka qenë edhe trajner i kombëtares së Maqedonisë, besoj se do të më ndihmojë që të ambjentohem sa më shpejt me ekipin dhe të jap më të mirën për të. Me Vllazninë do të dëshiroj të arrij objektivat e klubit në rradhë të parë dhe e dyta, të tregoj dhe t’u dëshmoj drejtuesve të klubit se nuk kanë gabuar që më besuan”, tha Adili. /Sport Ekspres/