Trajneri i Argjentinës, Samapoli, ka marrë përgjegjësitë për humbjen ndaj Kroacisë. “E gabuar që t’i hidhni fajin Kabajeros dhe Mesit, jam unë i vetmi përgjegjës. Leo e ka të vështirë sepse skuadra nuk punon mirë, duhet të sistemoj të gjithë këtë”. Shtypi e sulmon, tifozët e shajnë, teksa trajneri paraqitet në konferencën për shtyp i zi në fytyrë. “Jam përpjekur gjithmonë që të gjej asetin më të mirë për futbollistët që kam në dispozicion. Nuk arritëm që të gjenin planin e duhur për këtë ndeshje, donim t’i vendosnim më shumë presion Kroacisë, që është skuadër e shkëlqyer.
Kemi humbur rrugën, jemi goditur emotivisht dhe nuk i jemi përgjigjur me lojën tonë. Kabajero? Isha unë ai që vendosa të mos pres Romeron dhe të hedh në fushë Kabajeron dhe jo Armanin. Eshtë faji im, mendoja se gjërat mund të shkonin mirë, nuk besoj se është mënyra më e mirë t’i hedhim të gjithë fajin portierit”. Trajneri nuk beson te fakti që rendimenti i Ronaldos ka vendosur nën presion Mesin: “Kristiano është i jashtëzakonshëm, mjafton të shohësh se çfarë ka arritur në karrierën e tij. Në këtë moment, sigurisht, nuk është e drejtë të bëjmë krahasime, por edhe të ulim Mesin, që në këtë moment po vuan sepse skuadra nuk punon mirë. Jam unë ai që duhet të ndreq gjithçka”.
Turp dhe sidomos ndjenjë faji… “Nuk më vjen turp, por sigurisht ndjej dhimbje. Kisha kohë që nuk ndihesha kështu për punën time. Nuk arritëm që të vendosnim në fushë atë që kishim ndër mend, duhet të luftojmë për të shfrytëzuar shansin e fundit që do të kemi në dispozicion. Nuk jemi aspak në nivelin që populli ynë priste. Ishte sfida që mund të na jepte hov, besoj se stërvis një grup të mirë, nuk arritëm që të gjenim formulën e duhur. Do të luftojmë për t’ia dalë, të shpresojmë që të kalojmë grupet dhe të shkojmë në fazën e 1/8-ve”.