Flamurtari zbavitet me të rinjtë, shënojnë Bushiç dhe afrimet e janarit

Flamurtari ka zhvilluar sot miqësoren e parë të vitit, duke u ndeshur me ekipin U-19 në fushën stërvitore të klubit.

Një test i mirë para nisjes për në Turqi, ku trajneri Shpëtim Duro ka parë në veprim dhe e lojtarët e afruar së fundi në ekip.

Përfundoi 7-1 për ekipin e parë, me Bushiç që është rikthyer me një dygolësh. Muarem e Zuka shënuan gjithashtu dy gola secili, ndërsa Gafuri shënoi një gol, ashtu si i riu Bena për ekipin U-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *