Flamurtari ka zhvilluar sot miqësoren e parë në Turqi, duke u vënë përballë Erzurumsporit, skuadër që mban vendin e shtatë në divizionin e dytë turk.
Përfundoi 1-0, me golin vendimtar që u shënuar në minutën e 81-të nga Osman Shahin.
Shpëtim Duro hodhi në fushë nga minuta e parë një formacion miks, dke provuar edhe afrimin e janarit Nedeljkoviç, ndërsa në pjesën e dytë u aktivizuar gjithë lojtarët e tjerë.