Flamurtari, me dy forca më shumë sot ndaj të kuqve

Flamurtari do të ketë sot me dy forca më shumë për ndeshjen ndaj Partizanit. Sidibe dhe Bicaj, të cilët munguan në Korçë për shkak kartonësh dhe dëmtimi, pritet të rikthehen titullar në këtë përballje mjaft të rëndësishme për Kupën e Shqipërisë. Titullar pritet të jetë sot edhe Hoxhaj, duke zënë vendin e Nedeljkoviç në të djathtë të sulmit vlonjat.

Pjesa tjetër është e njëjtë me atë që luajti të premten që shkoi me Skënderbeun, por nuk përjashtohet ndonjë surprizë e minutës së fundit nga trajneri Shpëtim Duro. Në ndeshjen e fazës së parë të kampionatit ishte pikërisht Hoxhaj ai që shënonte golin e fitores për Flamurtarin në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Formacioni i mundshëm i Flamurtarit, 4-2-3-1

Nurkoviç – Siljanovski, Bicaj, Pollozhani, Musta – Sidibe, Useini – Hoxhaj, Muarem, Alvesh – Bushiç

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *