Flamurtari largohet me pikë nga Durrësi, vlonjatët zbresin Tiranën në vendin e fundit

Ndeshja Teuta-Flamurtari ka përmbyllur javën e 26 të “Abissnet Superiore”-s. Vlonjatët janë larguar me një pikë nga “Niko Dovana”, teksa sfida ka përfunduar me shifrat 1-1. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa e dyta nisi në mënyrën e duhur për Flamurtarin.

Në minutën e 53-të Arifi shënoi një autogol, duke i dhënë epërsinë kuqezinjve. Më pas ishte Daci ai që riktheu baraspeshën në minutën e 75 dhe i dha pikën Teutës. Pas kësaj ndeshjeje, Flamurtari është ngjitur në vendin e 9 në tabelën e renditjes, duke zbritur Tiranën në pozicionin e fundit në tabelë./Sport Ekspres/