Flamurtari e ka të vështirë që të shprehet, asnjë gol i shënuar ndaj Orikut

Gjendja e vështirë e Flamurtarit po pasqyrohet edhe në miqësore, sidomos nëse marrim aspektin e shënimit të golave. Në këto kohë ku Shqipëria ende nuk e ka fituar qetësinë e plotë pas lëkundjeve të tërmeteve, ekipet po nxehin muskujt me disa miqësore, për të qenë gati për javën e ardhshme.

Flamurtari është përballur ndaj Orikut, në ndeshjen e zhvilluar në ambientet e Pyllit të Sodës. Takimi është mbyllur në një barazim pa gola, megjithëse tek krahu i vlonjatëve kishte disa mungesa të rëndësishme. Trajnerit Birçe i duhet të punojë shumë me sulmuesit e ekipit, që e kanë disi të vështirë që të konkretizojnë dhe të shprehen në fushën e lojës. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online