Flamurtari duhet të hedhë sytë nga Teuta, si të luftosh për kampionat pa shënuar

Faza e dytë e Superiores ka 2 javë që ka nisur, ndërsa tabela vazhdon ende të jetë e ngjeshur, duke i bërë të gjitha ekipet të luftojnë dhe t’i mbajnë synimet sa më lart. E tillë është edhe situata e Teutës, që e ka shprehur hapur objektivin për këtë sezon: “Vendi i tretë është skenari më i keq, objektiv titulli kampion”.

Megjithëse pikët ia lejojnë durrsakëve të jenë në garë dhe të shohin drejt kreut, sulmi nuk jep shumë shpresë për rrugën e gjatë që duhet të përshkojnë deri në fund të kampionatit, duke konkuruar në këtë repart me ekipet e fundit të tabelës. Vetëm Luftëtari i vendit të 9 ka bërë më keq se Teuta në fazën sulmuese, ndërsa edhe Flamurtari në një nga periudhat më të vështira të historisë së tij ka arritur të shënojë po aq sa ekipi i Shkëmbit.

Ndërkohë vlonjatët e Flamurtarit duhet  të mësojnë, pasi të luftosh për objektiva pa shënuar me sa duket qenka e mundur dhe këtë e bën Teuta./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online