Liverpuli ka humbur në transfertën e sotme me rezultatin 1-0 ndaj Atletiko Madridit. Tashmë është gjithçka e qartë dhe e mësuar prej kohësh, nëse kjo skuadër spanjolle shënon e para, atëherë është e pamundur që t’i shënosh lehtësisht.
Kjo ndodhi edhe ndaj Liverpulit, ekipit më në formë të momentit në Europë. Por Jurgen Klop nuk ndihet aspak i dorëzuar apo me mungesë vetbesimi, duke “kërcënuar” Atletikon e Madridit për ndeshjen e kthimit. Atje premtohen emocione të mëdha, ndërsa duke parë edhe rastin në sezonin e shkuar me Barcelonën, kualifikimi për ekipin e Simeones është në rrezik të madh.
Menjëherë pas përfundimit të takimit të sotëm, Klop e ka thënë qartësisht: “Njerëzit tanë janë gati për ndeshjen e kthimit. Dhe…”Mirësevini në “Anfield Road”, asgjë nuk ka mbaruar këtu”, ka thënë Klop. /Sport Ekspres/
“Welcome to Anfield. It’s not over yet.”
Jurgen Klopp with a warning to Atlético ?@LFCUSA pic.twitter.com/VYT2IhMwNY
— Bleacher Report Live (@brlive) February 18, 2020