“Fjalët nuk vlejnë më”! Po rrezikojnë që të rrëzohen nga La Liga, Keidi Bare: Kjo është ndeshje për jetë a vdekje për ne

Espanyol po rrezikon seriozisht që të rrëzohet nga La Liga. Aktualisht kjo skuadër po mban vendin e parafundit, ndërsa këtë javë do të ndeshet me Cadiz, një rival direkt i mbijetesës. Para këtij takimi ka folur edhe Keidi Bare. Mesfushori shqiptar ka lënë pas dëmtimin dhe mund të jap kontributin e tij për skuadrën në momentin më delikat.

“Është një ndeshje për jetë a vdekje për ne, ne po stërvitemi vetëm për këtë, është e vetmja ndeshje që kemi në mendje dhe do të bëjmë gjithçka për të marrë tre pikët. Është koha për të fituar. Fjalët nuk ia vlejnë, vetëm faktet ia vlejnë dhe të premten kemi një mundësi për të fituar dhe për të vazhduar t’i bëjmë gjërat ashtu siç duhet”, tha Bare. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *