Fjalët kushtojnë shumë/ Rreziku i madh i Ahmatajt, del në skenë emri i Mirel Josës

Julian Ahmataj ka bërë një reagim shumë surprizues për publikun, teksa pas 4 ndeshjesh, foli ashpër për mënyrën sesi funksionojnë gjërat te Tirana. Madje duke befasuar edhe vetë lojtarët dhe presidentin Refik Halili, që si rrallëherë nuk ishte në gjendje të jepte prononcim për mediat pas humbjes me Skënderbeun.

Në ditën e nesërme pritet edhe një takim mes Halilit dhe Ahmataj, por deklarata e trajnerit të Tiranës ishte e qartë: “Kështu, nuk vazhdohet më”. Nëse një trajner do të largohet, kush do t’i marrë bardheblutë? Në skenë më shumë kredite ka fituar një emër i njohur dhe që e di më së miri këtë ambient, Mirel Josa. Por duke parë kujtimet jo shumë të mira, tifozët nuk do e mirëprisnin trajnerin në fjalë, megjithëse në këto kushte, Halili e ka si të vetmin vend ku mund “të përplaset”. Kjo sepse me fjalët e dala nga Ahmataj, çdo trajner tjetër është stepur për të provuar një aventurë në këtë ambient. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online