Fjalët e dala padashur për Ibrahimoviç te Milani, vjen edhe reagimi i pritur mbi suedezin

Një deklaratë e bujshme ishte ajo që erdhi nga komisioneri i MLS, Don Graber, që në një intervistë për “ESPN” e bëri fakt të kryer se Milani e kishte marrë Zlatan Ibrahimoviç. Në shumë media u komentua se këto fjalë ishin të dala padashje nga Graber, që duhej të mbante më tepër sekret mbi këtë rast.

Ndërkohë menjëherë ndodhi ajo që edhe pritej. Nënkryetari ekzekutiv i departamentit të komunikimit në “MLS”, Dan Courtemanche, ka kërkuar të vendosë më tepër “rregulla” në këtë rast, për të marrë staturën e diplomatit. “Pavaarësisht lajmeve të raportuara, Garber nuk deklaroi se Milani e kishte blerë Ibrahimoviç”.

Tashmë mbetet të shihet nëse ky është një gabim i kuptuar për disa fjalë të thëna më tepër, apo realisht Milani është ende larg marrëveshjes për të rikthyer sulmuesin 38-vjeçar në skuadër. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online