Fjalët e Antonio Conte pas eliminimit nga “Champions’: Ndihem shumë keq, le t’i përveshim mëngët

Interi është eliminuar nga “Champions League”, teksa ka humbur me rezultatin 1-2 ndaj Barcelonës. Shumë zhgënjim ka pasur në gjithë stadiumin, lojtarët zikaltër, por edhe te trajneri Antonio Conte. Në intervistën e dhënë pas ndeshjes, tekniku italian nuk mund ta fshinte mërzitjen e tij, megjithëse në këtë moment kritikat ndaj lojtarëve do të ishin të tepërta dhe shpatullat e tyre nuk mund ta mbanin këtë peshë.

“Unë kam pak për të qortuar lojtarët, ne kemi humbur vetëm golin. Kishim shanse të fitonim, por na mungoi precizioni për ta bërë atë. Lojtarët kanë dhënë gjithçka. Më vjen keq veçanërisht për lojtarët, sepse ata po japin gjithçka në një moment të vështirë. Më vjen keq edhe për atmosferën në San Siro. Ne duhet të falënderojmë të gjithë ata që na dërguan këtu. Ndihem, shumë keq, kjo mund të kanë mbaruar ndryshe, lojtarët janë të zhgënjyer gjithashtu. Duhet të përveshim mëngët dhe të ecim para”, ka thënë Conte. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online