Fituesi i Topit të Artë poshtëron Real Madridin: “Si do të luajnë kundër Cityt? Do të humbasin 6:0”

Fituesi i Topit të Artë në vitin 1994, Hristo Stoikov, është një nga legjendat e Barcelonës dhe në vitet e fundit legjendari bullgar bën shpesh deklarata të diskutueshme, më së shumti për Real Madridin dhe lojtarët e tij.

Në nëntor të vitit të kaluar, tha se Jude Bellingham nuk e meritonte të fitonte çmimin Golden Boy. Shumë ishin të sigurt se ai e tha këtë vetëm sepse anglezi është një lojtar i Real Madridit.

“Bellingham nuk e meritonte të fitonte çmimin Golden Boy. Është e pamohueshme që ai është një talent i madh, ka cilësi, është një përzierje e Laudrup, Kaka dhe Pogba. Ai do të jetë në garë për Topin e Artë, por çfarë fitoi me Borussia Dortmundin? Asgjë. Mendoj se çmimi duhet t’i shkonte Musialit nga Bayerni apo Balde nga Barcelona. Ata fituan diçka me klubet e tyre”.

Tani bëri një tjetër deklaratë që do të zemërojë të gjithë tifozët e Real Madridit. Stoickov tha: “Manchester City fiton 6-0 kundër Realit, nuk do të ketë asnjë mëshirë”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/