Tomori arriti të fitonte ndaj Flamurtarit në shifrat 0-1. Një triumf emocionues për ekipin nga Berati, që kërkon ngjitjen në Superiore përmes Play Off. I pranishëm në “Ora Sport” që transmetohet në “Ora Neës” ishte edhe trajneri i Tomorit, Klodian Arbëri. Ky i fundit u shpreh se në Berat janë shumë të ndjeshëm për futbollin.
“Puna më e vështirë është ajo e trajnerit. Ka tjetër emocione si trajner dhe tjetër si futbollist. Është pak stresuese dhe e lodhshme. Objektivi ynë ka qenë që të jemi në Play Off dhe shpresojmë të bëjmë më të mirën. Ky grup duhet të ruhet për vitin tjetër. Ne e kemi futbollin në gen, në gjak, jemi të ndjeshëm ndaj futbollit”, tha Arbëri. /Sport Ekspres/