Partizani do të presë ditën e shtunë Bylisin në “Air Albania” për të luajtur javën e 23-të të Superiores. Duke parë edhe rëndësinë që paraqet kjo përballje, kryeqytetasit kanë vendosur që të lënë stadiumin “Selman Stërmasi”, duke u zhvendosur në impiantin më modern në Shqipëri. “Të kuqtë” presin mbështetje maksimale nga tifozët e stadiumit për të dhuruar një atmosferë të ndezur në shkallët e stadiumit për të motivuar sa më shumë lojtarët.
Kështu Partizani ka publikuar për të gjithë të interesuarit çmimet e biletave për takimin ndaj Bylisit, ku 3 pikët janë një detyrim për tu rikthyer në luftën e hapur për titull. Shuma që tifozët duhet të pguajnë për të siguruar një vend në shkallët e “Air Albania” varion nga 500 lekë më e pakta deri në 3000 lekë. Gjithashtu klubi njofton edhe mbi pikat e shitjes në të cilat tifozët mund të pajisen me një biletë./Sport Ekspres/