Fitorja detyrim për vendasit, shpresat varen te talentet!

Rusët e drejtuar nga Stanislav Çerçeshov kanë kaluar disa javë të tensionuara, pasi në miqësoret parapërgatitore për Botërorin historik në tokën e tyre kanë regjistruar tri humbje dhe një barazim. Frika më e madhe e vendasve është përsëritja e skenarit të “Euro 2016”, diçka kjo që do të ishte katastrofike për imazhin e kombëtares në sytë e popullit rus. Sot në ndeshjen hapëse të Botërorit, ata do të përpiqen të tregojnë se e ndjejnë fanellën e këtij kombi të madh, që i ka dhuruar sportit të futbollit ndër vite shumë emra të mëdhenj. Rusëve i mungojnë emra si vëllezërit Berezucki dhe sulmuesi Kerzhakov e Arshavin, por një brez i ri me lojtarë premtues si Golovin dhe binjakët Mirançuk japin shpresë për të ardhmen.

ARABËT
Rrugëtimi i Arabisë Saudite në Botëror ka qenë i çuditshëm, pasi atyre i është dashur të ndërrojnë dy trajnerë gjatë fazës kualifikuese. “Fajkonjtë jeshil” e dinë mjaft mirë se rusët janë favorit, por loja e mirë në miqësoren ndaj Gjermanisë, mund t’i ketë shërbyer atyre si shtysë morali para një përballje kaq historike për ta.

Rusia (5-3-2)
Akinfev
Fernandesh Granat Kutepov Kudriashov Zhirkov
Zobnin Golovin Dzagoev
Mirançuk Smolov

Arabia Saudite (4-2-3-1)
Al-Maiuf
Al-Breik O.Hausaui M.Hausaui Al-Shahrani
Otaif Al-Faraxh
Al-Dausari Al-Abed Al-Shehri
Al-Sahlaui

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *