Fitoret që quhen të shëmtuara, Lerda “kopjon” Mancinin e Interit: Do firmosja për 1-0

Partizani do të udhëtojë ditën e nesërme drejt ballshit për t’u ndeshur me atë që edhe Lerda si gjithë të tjerët e quan surprizën e sezonit, Bylisin. Tre pikët e radhës do i shërbenin shumë të kuqve për të ruajtur kreun e Superiores, ndërsa vetë trajneri italian i kryeqytetasve ka qenë i pranishëm në konferencën për shtyp për të komentuar përballjen e radhës.

Lerda ka vlerësuar kundërshtarin, por nga ana tjetër tregon se e përgatit ekipin gjithnjë për fitore edhe nëse përballë do të kishin Liverpoolin dhe jo Bylisin. Ndërkohë italiani ka “kopjuar” edhe patriotin e tij, Mancinin, që në kohënkur ka qenë në drejtimin e Interit në vitin 2015 do të shprehej: “E dashuroj të fitoj 1-0 nëse ne në 15 ndeshjet e ardhshme fitojmë me këtë lloj golavarazhi për mua do të ishtë perfekte”. Kjo deklaratë vinte pasi Interi i tij në 9 nga 12 fitoret e arritura e kishte përfunduar lojën me shifrat minimale 1-0. Në të njëjtën situatë ndodhet pak a shumë edhe Partizani, por ashtu si edhe Mancini, Lerda do të ishte mëse i gatshëm që të vazhdonte me këtë lloj rezultati.

“Bylisi është një skuadër që ka bërë mjaft mirë. Mendoj që është një nga surprizat e këtij sezoni. Më ka lënë përshtypje mjaft të mirë në takimin e parë që kemi luajtur në Tiranë. Nesër ata do të kenë një motivim ekstra duke ditur që vijnë pas dy rezultateve negative. Ne duhet të jemi mjaft të përqëndruar. Duhet të futemi në fushën e lojës me mjaft besim dhe të arrijmë të japim maksimumn gjithë si skuadër për të dalë me një rezultat pozitiv në takimin e nesërm.

Jam shumë i kënaqur për sulmuesit që kam në dispozicion, por mendoj që nuk mund të flas kur nuk arrijmë të shënojmë shumë gola. S’dua të fokusoj përgjigjen time te rastet që janë krijuar. Kur sulmojmë, sulmojmë komplet si skuadër dhe kur mbrohemi po e njëjta gjë. Unë do të firmosja që të fitoja të gjitha ndeshjet 1-0 edhe në vazhdim.

Frikë s’kemi dhe nuk i druhemi kundërshtarit. Duhet ta respektojmë kundërshtarin, por fillimisht të respektojmë veten tonë duke bërë më të mirën. Unë shkoj atje për fitore. Nuk e di se çfarë mund të ndodhë. Gjithmonë unë e përgatis ndeshjen për ta fituar qoftë Bylis, Inter apo Liverpool. Pra, gjithmonë e përgatis Partizanin për të marrë maksimumin”, është shprehur Franko Lerda./Sport Ekspres/

 

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online