Qazim Laçi po vazhdon me paraqitjet e mira te Ajaccio, skuadër kjo e cila pretendon ngjitjen në “Ligue 1”. Nëse kampionati do të mbyllej sot, atëherë ekipi në fjalë do të ishte pjesë e elitës së futbollit francez.
Në mbrëmjen e sotme kanë arritur të fitojnë me rezultatin 2-0 ndaj Le Mans, ndërsa i padiskutueshëm është Laçi, që ka luajtur minuta të plota në këtë përballje. Ajaccio gjendet në vendin e dytë dhe me 48 pikë të grumbulluar pas 26 ndeshjesh të luajtura. Një festë të madhe ka pasur në dhomat e zhveshjes, ku të gjithë lojtarët kanë qenë vetëm me fanellën e ekipit. Por Qazim Laçi ka pasur me vete edhe flamurin e Shqipërisë, që e ka valvitur në momentet e gëzimit. /Sport Ekspres/