E bujshme: Skënderbeu ka rifituar në CAS titullin për sezoni 2015-16, që Federata Shqiptare e Futbollit ia kishte hequr.
Një vendim befasues ai i FSHF-së, që pa asnjë provë konkrete fshiu një titull, edhe pse UEFA i kishte nisur dosjen me ndeshjet e dyshuara ndër vite dhe i kërkoi të hetonte, para se të merrte vendim të ri.
Pa ndonjë fakt konkret e pa asnjë hetim, FSHF i ra shkurt me heqjen e një titulli, por nuk e kishte menduar se Skënderbeu do e vijonte betejën ligjore në CAS, aty ku sot ka fituar.
Lajmi është dhënë nga vetë klubi korçar, që merr një sihariq, sepse ka vite që lufton beteja ligjore dhe ka qenë i rrethuar, por kjo fitore në CAS tregon se jo gjithçka është kurdisur kundër klubit bardhekuq dhe drejtësia vonon, por vepron.
Tashmë beteja më e madhe do të jetë me UEFA-n, pasi në CAS do të zhvillohet beteja finale për përjashtimin 10-vjeçar nga kupat e Europës.
Jane po te njejtet spiune qe cuan “revolucionin” ne uefa. Jane po ato prova edhe per ceshtjen e basteve.
Faleminderit “personalitete te sportit” qe cuan letrat anonime te ankesave. Na e nxorret bojen si komb.
Faleminderit ushtrise popullore te partizanit dhe popullit sportdashes se vlores.
The king is coming!
The title is back to us!