Një fitore dramatike ka marrë Lacio që ka fituar me rezultatin 1-2 ndaj Cagliarit në ndeshjen e vlefshme për kampionatin italian. Vendasit kaluan të parët në avantazh në pjesën e parë, ndërsa Strakosha do të ishte hero në dy raste gjatë 45 minutshit për të mbajtur në lojë lacialët.
Por me kalimin e minutave u paraqit e njëjta gjendje, për të lënë të kuptohet se kryeqytetasit do të ndaleshin. Në këtë takim u dhanë 10 minuta shtesë në pjesën e dytë dhe Lacio përmbysi gjithçka në minutat shtesë. Luis Alberto do të barazonte në minutën e 93, ndërsa Caicedo shënoi golin e dytë në minutën e 98. Pas këtij rezultati vazhdon rekordi i fitoreve radhazi dhe renditet vetëm 3 pikë larg Interit dhe Juventusit. /Sport Ekspres/