Napoli po bën kthesën me rezultatet pozitive, ndërsa pas fitores me Juventusin, ka ardhur edhe triumfi ndaj Sampdorias në shifrat 2-4. Një ndeshje dramatike dhe me shumë emocione, por trajneri Gatuzo nuk mund të festojë.
Kur ka shkuar në dhomat e zhveshjes, bashkëshortja e tij Monica, i ka dhënë lajmin jo të mirë. Motra e trajneri të Napolit ishte goditur nga një sëmundje dhe kishte përfunduar në spitalin “Busto Arisizio”. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, bëhet fjalë për një gjendje serioze. Menjëherë Gatuzo ka fluturuar për të shkuar në spital dhe për të parë motrën, duke braktisur konferencën pas ndeshjes me Sampdorian. Në vendin e tij ishte ndihmës-trajneri i Napolit që ka folur për 90 minutshin e mbyllur dhe të fituar. /Sport Ekspres/