Stefano Pioli ka marrë çmimin “qytetar nderi” nga krye-bashkiaku i Noceto. Në eventin e organizuar në nder të tij, trajneri i Milanit ka folur me entuziazëm për sezonin e ri pas fitimit të kampionatit. “Të hënën do të fillojë grumbullimi i ekipit dhe do të fillojë stërvitja për sezonin e ri. Të gjithë jemi shumë entuziast pas asaj që arritëm sezonin e kaluar.
Fitimi i Seria A duhet të shërbejë si pikë nisje për lojtarët dhe klubin, të cilët duhet të synojnë drejt trofeve të tjerë. I dimë vështirësitë që na presin por klubi e di cfarë duhet të bëjë që të zhvillojmë një sezon të rëndësishëm në Itali dhe Europë. Të gjithë e dimë që na pret një sezon i vështirë por në do të mundohemi të jemi në lartësinë e duhur.
A kam ndryshuar që nga fillimi i aventurës tek Milan? Po sigurisht që kam ndryshuar madje kam ndryshuar shumë. Kam mësuar nga gabimet e mia dhe tani jam me i matur e më i vetëdijshëm për aftësitë e mia. Kam shumë pasion dhe dëshirë për tu rritur akoma më shumë. Shpresoj që e ardhmja të jetë e ndritur”- tha Stefano Pioli për mediat gjatë eventit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/