Interi arriti të fitonte me shifrat 0-2 kundër Benfikës. Autori i golit të parë ishte Barella, por në të dytin shënoi Lukaku. Ky i fundit nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë pas 11-metërshit të fituar falë prekjes së topit me dorë të Joao Marios. Menjëherë pas ndeshjes, Inzagi nuk ngurroi të tregoi edhe arsyet se pse zikaltërit po kalonin formë të dobët në Serinë A.
“Ne nuk kemi fituar dot me Fiorentinën, Juventusin dhe Salernitanën. Meritonim më shumë në ato ndeshje. Tani u kthyem për të fituar me Benfikën, nuk ka mbaruar asgjë, ka edhe një ndeshje tjetër. Dua t’i komplimentoj djemtë për mënyrën sesi luajtën. Unë e di se nga vijnë kritikat për mua te Interi, por duhet të punojmë dhe të shohim para. Kemi zhvilluar katër ndeshje në pak ditë, ishte një kalendar i pabesueshëm. Vetëm Interi e ka këtë kalendarit në Itali, por nuk dua të justifikohem”, tha Inzagi. /Sport Ekspres/