PSG-ja do të përballet mbrëmjen e nesërme me Liverpulin, ku do të përcakohet edhe ekipi që do të kualifikohet në gjysmëfinale. Parisienët kanë gjetur ekuilibrin e duhur pa yjet e mëdhenj, teksa me largimin e Nejmarit, Mesit dhe Mbapesë, arritën të fitonin Ligën e Kampionëve. Luis Enrike është shprehur në konferencë për shtyp se parimi i tij është që të ketë në ekip 23 lojtarë ikona, jo një yll të vetëm.
“Një nga parimet tona është që të përpiqemi t’u ngjallim besim lojtarëve. Të kemi 23 lojtarë ikonikë, jo vetëm një. 23 që e ndjejnë fanellën, klubin. Jemi të rinj, por me përvojë. Të gjithë jemi mësuar me sfida të mëdha ndërkombëtare”, është shprehur ndër të tjera Luis Enrike./Sport Ekspres/