“Firminjo si 12 instrumentet e orkestrës tonë”, Klop i çudit gazetarët: Asgjë nuk kuptohet, kjo është bota sot

Përpara ndeshjes kundër Atalantës, Jurgen Klop ka zgjedhur që të mos jetë lehtësisht i kuptueshëm për gazetarët. Kur është pyetur në konferencën për shtyp sa i përket vendimit të fundit për kthimin e tifozëve me numër të reduktuar në “Premier League”, trajneri i Liverpulit ishte shumë konfuz.

“Nuk më takon mua që të bëj komente për këtë temë. Nuk e kuptoj dot idenë që 2000 tifozë të futen në një stadium që ka kapacitet prej 60.000 vendesh. Unë nuk e kuptoj dot. Është një surprizë ky vendim, por tashmë është një shenjë e mirë. Nuk mund të them nëse është e drejtë apo jo, por kjo është bota sot”.

Kur pyetet në lidhje me Firminjon, krahasimi i Klop futet te ato thënie që do të mbesin gjatë të shkruara dhe që do të kujtohet gjithmonë nga tifozët. “Një ekip futbolli është si një orkestër. Ju duhen njerëz të ndryshëm për të luajtur instrumente të ndryshme. Disa prej më të zhurmshme, disa jo aq larta, por të gjithë të rëndësishëm për të krijuar ritmin tonë. Por Firminjo luan si 12 instrumente në orkestrën tonë”, ka thënë Klop. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *