Finlanda kualifikohet në Europian për herë të parë, surpriza Temu Puki mes yjeve të futbollit

Finlanda është kualifikuar në Europianin e 2020 dhe futet në kompeticione të tilla për herë të parë në histori. Në ditën e sotme ka ardhur edhe fitorja me rezultatin 3-0 ndaj Lihtshtejnit. Një mundësi e humbur e Armenisë që kishte shpresat e saj për një mrekulli, por nuk mund t’ia dilte që humbi edhe ndaj Greqisë në shifrat 0-1.

Dopietë në këtë përballje të sotme për Finlandën ka realizuar Temu Puki. Pikërisht sulmuesi që ka surprizuar në “Premier League” me nivelin e treguar dhe rrjetat e gjetura. Pas këtyre realizimeve, Puki renditet pranë yjeve të futbollit në këto kualifikuese duke shënuar 9 gola. Më shumë sesa ky futbollist ka bërë Harry Kane dhe Zahavi me 11 gola, por edhe Kristiano Ronaldo me 10 realizime. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online