Nga Klaudio Ndreca
Partizani i ka kthyer përgjigje thumbimeve të Tiranës, sa i përket filmave me metrazh të shkurtër. Bardheblutë publikuan fitoren e fundit me rezultatin 5-1, por këtë herë janë të kuqtë që shkojnë në kundërsulm.
“Film i sekondave të fundit” është përgjigja e Partizanit, duke futur golat e Nderim Nexhipit, Xhevahir Sukajt dhe Realdo Filit të ardhur në “frymën e fundit”. Gjithashtu në videon në fjalë është treguar edhe një nga mbishkrimet në një mur ku thuhet: “Je e bukur si një gol i Nexhipit dhe Sukajt në derbi”. Edhe në kohë pandemie, ka një derbi të zjarrtë në kryeqytet, por që vjen nga rrjetet sociale. /Sport Ekspres/