Vllaznia ka arritur të fitojë ndaj Partizanit në shifrat 2-1 në pjesën e parë. Kjo ndeshje është e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë. Kaina dhe Coba realizuan për shkodranët, por Matondo ngushtoi diferencat me një super gol në fundin e 45 minutave.
Figura të rëndësishme për futbollin shqiptar janë parë në stadium sot, pavarësisht se koha e keqe nuk i ka lejuar tifozëve që të jenë të pranishëm për të parë këtë takim. Mes tyre ishte edhe Rudi Vata që ka zgjedhur ta shikojë ndeshjen nga stadiumi. /Sport Ekspres/