Tirana ka turpëruar Partizanin në derbin e sotëm të luajtur në “Air Albania”. Një ndeshje e mbyllur në shifrat 5-1 në favor të bardhebluve që thellojnë diferencën me 9 pikë ndaj “demave të kuq”, si dhe marrin fitoren e dytë radhazi në derbin e kryeqytetit. Lojtarët e Partizanit janë larguar të heshtur dhe me fytyra të dëshpëruara nga fusha e lojës, ndërsa në kampin kundërshtar ka shpërthyer festa.
Nën brohorimat dhe atmosferën e jashtëzakonshme të tifozëve të Tiranës, futbollistët bardheblu kanë nisur të festojnë për këtë rezultat të çmendur kundër një rivali të përjetshëm. Pas përfundimit të ndeshjes, lojtarët e Tiranës dhe anëtarë të stafit të klubit kryeqytetas kanë shkrepur një fotografi së bashku. Të gjithë me një buzëqeshje në fytyrën e tyre dhe më një dorë të ngritur lart, që tregon edhe numrin e golave të shënuar mbrëmjen e sotme, plot 5 të tillë./Sport Ekspres/