Mediat serbe u surprizuan nga fakti që Tirana kaloi të gjitha pritshmëritë duke eliminuar një kundërshtar mjaft dinjitozë si Dinamo Tbilis. Madje në letër skuadra shqiptare ishte jo favorite për ta fituar këtë ndeshje, megjithatë perfomanca e lojtarëve të Tiranës i dhanë kualifikimin e shumë pritur. Ashtu siç ishte bërë e ditur, në fazën e dytë të Uefa Champions League, kryeqytetasit do të përballen me Crvena Zvezdën, e cila në vitin e kaluar arriti të marë një fitore ndaj kampionëve të Europës, Liverpulit. Portali kryesor serb, “Republika”, ka ironizuar edhe mënyrën e festimit të Tiranës pas fitores ndaj Tbilis.
“Po festojnë sikur të kishin festuar “Champions League”, ja sesi Tirana e prezanton ndeshjen me Crevena Zvezdën”- ishte titulli kryesor i kësaj medie, pas publikimit të rezultatit Dinamo Tbilis- Tirana (0-2).
Dueli Tirana-Crvena Zvezda do të jetë mjaft i zjarrtë, përshkak dhe të historisë jo të mirë që kanë të dyja shtetet, si dhe të urrejtjes së madhe midis popullit shqiptar dhe atij serb. Megjithatë kjo ndeshje duhet të jetë vetëm e karakterit sportiv dhe aspak nuk duhet të shihet si një rivalitet midis dy vendeve fqinje. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/