Të shtunën, ndeshja e fundit bardhezi: Është një familje nga e cila kam mësuar shumë. Oferta si brenda dhe jashtë fushe, vendos javën tjetër. Juventusi do të fitojë dhe pa mua, nëse nuk do ta mendoja kështu, më mirë më fusni në psikiatri”
Këmishë e bardhë, xhaketë gri dhe buzëqeshja shpesh e sforucar. Xhixhi Bufon i jep lamtumirën Juventusit, pas 17 vjetësh. Të shtunën, ndaj Veronës, do të jetë festa e titullit, por edhe dita e falënderimit të fundit për portierin e rekordeve, që lë “Zonjën” dhe mendon për një të ardhme ende stimuluese, në fushë ose jashtë. Presidenti Anjeli e përqafon, parashtron numrat e tij, rekordet dhe gjithçka që e karakterizon. Bufon falënderon, zëri i dridhet, shikimi është i ulët për të mos treguar sytë që i lotojnë. Nis të falënderojë klubin dhe presidentin, duke nënvizuar “ndershmërinë dhe luftën e ashpër ndaj hipokrizisë, që bashkuan kauzën”. Më pas flet për veten: “Është një ditë e veçantë për mua, e pasur me emocione, por mbërrij me shumë qetësi, lumturi dhe shpagim. Ndjesi bija të një rrugëtimi të jashtëzakonshëm dhe të bukur, që kam pasur fatin të ndaj me shumë persona që më kanë dashur. Për këtë të mirë kam luftuar dhe jam përpjekur që të bëj më të mirën time”.
Lamtumira – Bufon merr frymë përpara se të flasë për 90’ e fundit bardhezi: “Të shtunën do të jetë ndeshja ime e fundit me Juventusin, besoj se mënyra më e mirë për të mbyllur këtë aventurë të jashtëzakonshme, e mbyllur me dy trofe të tjerë të rëndësishëm. Frika ime ishte që të mbërrija në këtë fund aventure me të shtyrë, i suportuar, me motorrin e fikur, por për fat e bëra si protagonist dhe krenar pasi deri në moshën 40 vjeç tregova se vleja për Juventusin. Nuk ishte diçka e pritshme. Ky klub në vitin 2001 mori një talent të pabesueshëm – e thotë duke qeshur – por nëse ky talent u kthye në kampion është sepse e kurorëzoi Juventusi. Mentaliteti dhe mënyra e punës janë unike në botë këtu te Juventusi, është një filozofi që kam bërë timen dhe me siguri do ta realizoj në të ardhmen, sepse është mënyra më e mirë që njoh për të arritur rezultate me lumturinë e faktit që kam vuajtur. Ky është mësimi më i mirë, përtej rezultateve dhe kupave”.
E ardhmja – Por, në pritje të së ardhmes. “Çfarë do të bëj? Të shtunën do të luajë këtë ndeshje dhe kjo është e sigurt. Deri 15 dita më parë isha i bindur se mund të tërhiqesha, ndihesha një ish-futbollist me shumë muaj të vuajtur. Tani, më erdhën propozime interesante, si për të qëndruar në fushë, ashtu edhe jashtë saj”. Sakaq, nis gjithçka nga propozimet për brenda fushës: “Bëhet fjalë për sfida interesante që do të vlerësoj pa asnjë problem dhe pa u marrë nga entuziazmi i momentit. Me siguri, nuk dua ta mbyll në kampionate të dorës së tretë apo të katërt, jam një kafshë kompeticioni, aty nuk do të mund të jetoja. Do ta mbyll vetëm për triumfe të mëdha”. Cilat skuadra e duan? “Nuk flas!”. Po kombëtarja? “Nëse isha problem 3 muaj më parë, imagjinoni tani. Italia ka shumë portierë të rinj dhe me talent, nuk dua të futem më në diskutim dhe të përflitet. Ndaj, nuk do të vesh fanellën axurre ndaj Holandës”. Sa i përket rolit si drejtues: “Propozimi më i rëndësishëm më erdhi nga presidenti Anjeli. Çdo rol këtu kalon nga formimi. Juventusi për mua është familje dhe nëse një ditë do ta konsideroja mundësinë, do të kishte precedencë. Në Federatë? Më bën krenar ky fakt, por duhet të jem gati, pasi më pëlqejnë përgjegjësitë dhe t’i bëj ballë”.
Vendimi – Për zgjedhjen finale, duhet kohë: “Javën e ardhshme, pasi të reflektoj, duke ndjekur thirrjen e natyrës time. Sfidat më kanë stimuluar, nuk kam frikë nga ndryshimet e jetës. Jam i pari që e di që Juventusi duhet të programojë të ardhmen pa mua dhe me Sheznin, por populli bardhezi ishte me mua dhe më vjen mirë që e mbylla ashtu si duhej këtë kapitull. i dytë pas Sheznit? Jo, nuk dua të përflitet me krahasime… Pastaj, Juventusi do të fitojë dhe pa mua, për traditën dhe historinë. Nëse e mendoj ndryshe, më mirë më mbyllni në ndonjë psikiatri”.
Viti i vështirë – “Nisi me zhgënjimin e Botërorit dhe ishte një sezon me luhatje të tmerrshme, saqë edhe racionalieti ishte më i paktë dhe pata dyshime pas Juve-Napoli. Duhet të kuptoja nëse do të arrinim që të rikompaktësoheshim. Përgjigja, edhe njëherë, ishte e jashtëzakonshme”. A do të lërë Juven më të fortë të të gjitha kohërave? “Më kokëfortën, soliden dhe vazhdueshmen. E thonë numrat”.
Kthesa – Në vitin 2010, operacioni mund ta detyronte të mbyllte karrierën: “Aty erdhi kthesa ime e madhe. Në momentin kur të gjithë mendonin se kisha mbaruar karrierën time të madhe, gjeta brenda meje forcë për të thënë që kjo karrierë nuk duhet të ishte vetëm e madhe, por edhe unike. Ishte një sfidë stimuluese dhe e rëndësishme që më dha mundësi të rritesha dhe fitoja trofe. Unë ushqehem me ëndrra dhe ambicie, është esenca e sportivit dhe jetës”.
Post Madridi – Një mendim edhe për skualifikimin e mundshëm për post Real-Juve: “Mendoj që është i drejtë. Jo për atë që bëra në fushë, pasi ende nuk e kuptova, por për atë thashë jashtë. Më vjen keq. Arbitri është njeri dhe bën një punë të vështirë. Nëse do ta shihja, do ta përqafoja dhe kërkoja falje. Edhe pse, mendimi im mbetet ai”.
Festa – Të shtunën, ndeshja e fundit. Si do të jetë? “Dua ta jetoj normalisht, nuk kërkoj asgjë, përveç asaj që më është dhënë, respekt, vlerësim dhe dashuri. Pastaj, nuk jam për celebrimet. Që i vogël nuk doja të bëja ditëlindjen për të mos qenë në qendër të vëmendjes…”.