Ferdinand zbulon sesi u ngrit Ronaldo: Hyra te shtëpia e tij dhe pashë 10 njerëz…çfarë janë këta?

Sulmuesi portugez, Kristiano Ronaldo, është një nga më të mirët në historinë e futbollit. Pavarësisht se gjendet në moshën 34-vjeçare është e vështirë që të gjesh ndryshime nga më parë tek ky lojtar.

Por si arriti deri në këtë pikë? Rio Ferdinand tregon një përjetim personal nga koha kur luante së bashku me portugezin te Manchester Junajtid. Pavarësisht se kjo histori është rrëfyer më parë edhe nga të tjerë, Ferdinand është shprehur për “Goal”:

“Ronaldo tashmë është 34 vjeç, dhe ai është akoma në krye. Ai ka qenë në dy lojtarët më të mirë për më shumë se një dekadë. Ai është personi i parë që njoh, i cili investon në ekipin e tij të specialistëve. Unë isha në shtëpinë e tij dhe përmes derës së përparme pashë që ishin dhjetë njerëz atje. Unë pyeta: “Kush janë këta njerëz? Po çfarë po ndodh këtu? Ronaldo u përgjigj: “Ky është kuzhinieri im, ky është fizioterapisti im, ky është mjeku im dhe ky është trajneri im personal.”

Gjithashtu ka një krahasim me basketbollistin LeBron James, por edhe një mesazh që vjen për të rinjtë që aspirojnë të kapin nivelet më të larta.

“Ronaldo ishte vetëm në rrugën e duhur. Ai dhe LeBron Jams kanë investuar shumë para në to për të pasur specialistët më të mirë rreth tyre, të cilët do të kujdesen për trupin dhe qëndrimin e tyre në mënyrë që ata të jenë gjithmonë në krye. Nëse mund të këshilloj futbollistët e rinj, unë sugjeroj të investoni në këtë mënyrë”, ka thënë Ferdinand. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online